E shtunë, 14 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 02:55 Në vijim ora 02:55: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Tunel për të shmangur Llogoranë/ Rama: Vlorë-Palasë për 7-10 minuta

Kryeministri Edi Rama dhe ministrja Belinda Balluku deklaruan se këtë të premte hapet gara për ndërtimin e tunelit të Llogarasë.

Balluku theksoi se gara për tenderin pritet që të shpallet brenda këtij viti dhe se tuneli 6 km do të përshkohet për 7-10 minuta.

Kreu i qeverisë tha se kompania fituese do të jetë ndërkombëtare dhe se ky projekt do të shërbejë si katalizator shumë i fuqishëm në të gjithë rivierën joniane.

“Bëhet fjalë për një zonë me rëndësi strategjike për zhvillimin ekonomik dhe imazhin e Shqipërisë në botë. Një zonë ku interesi është i gjithanshëm sepse nuk bëhet fjalë vetëm për një natyrë dhe klimë të mrekullueshme, por bëhet fjalë edhe për një zonë me histori dhe trashëgimi tjetër që sot e gjithë ditën mbetet një thesar i pazbuluar. Bëhet fjalë për një zonë që gjendet në librin e Jul Cezarit, ku ai shkruan se “në mesditën e 5-janarit kishte zbarkuar mes shkëmbinjve në vendin që quhej Paleste”, pra në Palasë. E them me shumë krenari që sot jemi gati të materializojmë këtë projekt që do të krijojë një akses krejt tjetër drejt zonës dhe do të shërbejë si katalizator shumë i fuqishëm në të gjithë rivierën joniane. Në kontaktet tona me investitorët e huaj, shumë të interesuar për të investuar në turizëm. Përtej faktit se aeroporti i afërt me zonën do të ndërtohet, Aeroporti i Vlorës, përtej faktit se një tjetër aeroport, edhe ai i Sarandës do të ndërtohet, kyçi mbetet Llogaraja.”

Reklamë

Ndër të tjera, Rama shtoi se projekti nuk do të bëhet me PPP, por do ta realizojë vetë shteti.

“Janë eksploruar dhe rrugët e mundshme të realizimit të projektit me investime të huaja apo partneritet publik privat dhe është rënë në konkluzionin se rruga më e mirë është që ky projekt të udhëhiqet dhe çohet deri në fund nga qeveria dhe të financohet nga buxheti i shtetit. Projekti do të detajohet nga një proces i hapur dhe ndërkombëtar, do të përzgjidhet një kompani e huaj në këtë fushë dhe pastaj përsëri do të hidhet një garë ndërkombëtare për të siguruar realizimin e tij sa më mirë.”

Më shumë video

Reklamë