Njerëzit e showbiz-it shpeshherë na duken”të ftohtë” në daljet e tyre televizive kur bëhet fjalë për jetën e tyre apo raportet profesionale apo sentimentale. Sidomos kur bëhet fjalë për komentet që vijnë nga fansat e tyre.

 

Këngëtarët e njohur shqiptar dhe prindërit e dy fëmijëve, Patris Berisha dhe Tuna janë duke u përballuar me një lumë komentesh nga ndjekësit e tyre, se kjo e fundit i është rikthyer raportit të shumëpërfolur vite më parë me Cozman. I gjithë ky dyshim i fansave vjen pas publikimit të kënëgës më të fundit të dyshes, e titulluar ‘i huj’.

 

Lidhur me këtë, Patris Berisha u pyet gjatë një interviste të dhënë për ‘Prive’, i cili nga përgjigja e tij dukej jo shumë i shqetësuar.
“Kur duam ndahemi, kur duam pajtohemi. Kjo është jeta ime dhe nuk duhet t’i interesojë askujt”, u shpreh ai.
Kohët e fundit Tuna dhe Cozman janë përfolur shumë në media, kjo edhe për shkak të tematikës së këngës së tyre. Nuk dihet nëse kjo këngë fsheh diçka nga raporti i vjetër apo është thjeshtë në kuadrin e bashkëpunimit artistikor.

 

Sa i përket familjes Patris, Tuna dhe dy fëmijët e tyre, ata janë parë pranë njëri- tjetrit dhe të pozojnë në festën e abetares së djalit të tyre. Një raport në dukje i ëmbël, por nga Tuna së fundmi nuk kanë munguar edhe pakënaqësistë kundrejtë babait të fëmijëve të saj.
Para pak kohësh ajo e akuzoi publikisht se nuk kujdeset për djemtë e tij. Ajo publikoi disa postime në Instagram ku tregonte se djali i tyre ishte në spital kurse Patrisi nuk ndodhej pranë tij dhe se kishte shkuar për ecje.

 

Gjithashtu Tuna ishte e ftuar edhe në ‘Kurthin e Piter Pan’ pak javë më parë ku u pyet nëse po mendon t’i bëjë të vegjlit e saj me një motër a vëlla, duke u shprehur se nuk e ka menduar por do donte një vajzë.

 

“Nuk e kisha menduar nëse do bëja një bebe tjetër. Ndoshta e lë me kaq. Jam e lumtur me Tianin dhe Zenin. Por, ndoshta është mirë të ndërroj farën. Do e doja të kisha një vajzë.”/Living/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *