Kronikë
Tubimi i Aleancës në Durrës për Teatrin, procedohen Robert Budina dhe Ferdinand Xhaferri

Policia e Durrësit ka proceduar penalisht në gjendje të lirë regjisorin Robert Budina dhe kreun e PD-së në Durrës, Ferdinand Xhaferri, si dy organizatorë të protestës së të premtes nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit në qytetin bregdetar.
Ata akuzohen për “Organizim dhe pjesëmarrje në manifestime dhe grumbullime të paligjshme”.
Sipas njoftimit të policisë, Budina dhe Xhaferri kanë organizuar tubim të paligjshëm rreth orës 17:30, në lagjen nr.11, në Durrës.
Aktualisht, Aleanca për Mbrojten e Tetarit po protestojnë në kryeqytet, ndërsa kanë paralajmëruar se do të pengojnë punimet për teatrin e ri.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




