E premte, 9 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 01:30 Në vijim ora 01:30: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Sekuestrohen makinat e vjedhura në Tiranë, dy mjetet luksoze u trafikuan nga Gjermania dhe Zvicra

Dy automjete me vlerë 120 mijë euro janë sekuestruar nga policia në kryeqytet, pasi janë vjedhur në Gjermani dhe Zvicër. makinat më pas janë trafikuar në Shqipëri me qëllim shitjen.

Blutë e kryeqytetit kanë arrestuar edhe dy persona që besohet se kanë bërë të mundur trafikimin e makinave luksoze.

Reklamë

Njëri prej tyre ka sjellë nga Gjermania automjetin tip “Audi SQ 8” me vlerë 70 mijë euro. Ndërsa personi i dytë ka marrë nga Zvicra një mjet “BMW” me vlerë rreth 50 mijë euro për ta shitur në Shqipëri.

Pas verifikimeve të dyja makinat rezultuan të vjedhura.

Vazhdo të lexosh

Reklamë