E enjte, 8 Tetor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Tsipras nxjerr “bllof” Micotaqis: Greqia nuk i tha “PO” negociatave për Shqipërinë

Hapje e negociatave per Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut është kthyer në debat të fortë për klasen politike në Greqi.

 

Reklamë

Kreu i opozitës , ish-kryeministri Aleksis Cipras ka akuzuar kreun e qeverisë greke Kiriakos Micotakis se nuk ka votuar pro hapjes së negociatave në Samitin e Brukselit.

 

Reklamë

Gjithashtu sipas tij edhe eurodeputetët grekë të partisë që ai drejton Demokracia e Re nuk i kanë dhënë dritën jeshile rezolutës së miratuar në Parlamentin Europian  të enjten për negociatat.

 

ALEXIS TSIPRAS

 

KRYETAR I PARTISE, SYRIZA

 

Kryeministri grek Kiriakos Micotakis abstenoi në debatin vendimtar në Samitin e Brukselit, ku doli që Danimarka dhe Holanda kishin një rol dhe një fjalim më të rëndësishëm në Ballkan sesa Greqia. Deputetët e rinj të partisë Demokracia e Re abstenuan në  votimin në Parlamentin Evropian për rrugën e pranimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

 

Perfaqesuesi i qeverise nuk e mohoi abstenimin ne samititin e liderëve të bashkimit europian në Bruksel.

 

STELIOS PECAS

 

ZEDHENES I QEVERISE GREKE

 

Demokracia e Re nuk pajtohet me asnjë tekst që nuk adreson në mënyrë të qartë detyrimet e vendeve të Ballkanit Perëndimor, përfshirë mbrojtjen e të drejtave të Minoritetit Kombëtar Grek në Shqipëri. Për zotin Tsipras këto janë të parëndësishme, por jo për grekët. Kjo është arsyeja pse edhe deputetët e Partise Demokracia e Re abstenuan.

 

 

Dy ditë më parë kryeministri grek Kiriakos Micotakis deklaroi nga selaniku se qëndrimi i greqisë në samitin liderëve të BE ishte pro hapjes së negociatave për të dyja vendet.

Vazhdo të lexosh

Reklamë