Subscribe

Kryeministri i Greqisë Aleksis Tsipras zhvillon këtë të premte një vizitë në Rusi, ku pritet të takohet me Presidentin Vladimir Putin dhe homologun Dimitri Medvedev.

 

Në qendër të bisedimeve do të jenë marrëdhëniet greko-ruse si dhe emri i Maqedonisë, një çështje e cila krijoi tension mes dy vendeve në muajt e fundit.

 

Në verë marrëdhëniet bilaterale mes Athinës dhe Moskës arritën në një pikë kritike, pasi Greqia shpalli persona non grata dy diplomatë rusë. Si kundërpërgjigje Moska dëboi dy diplomatë grekë. Kjo krizë politike kishte të bënte me emrin e ri “Maqedonisë”, ku Athina zyrtare akuzonte Moskën për përfshirje në marrëdhëniet diplomatike greko-maqedonase.

 

Pas kësaj krize Rusia anuloi një vizitë të Ministrit të jashtëm Rus Sergei Lavrov në Athinë.

 

Sipas mediave fqinje Kryeministri grek Tsipras gjatë vizitës në Rusi do të kërkojë pikërisht një rigjallërim të marrëdhënieve Athinë-Moskë. Gjithashtu do të nënshkruajnë disa marrëveshje bilaterale tregtie dhe kulturore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *