Subscribe

Edi Rama dhe Alexis Tsipras kane thyer akullin. Pas një periudhe te gjate pa komunikuar mes tyre, te paktën ne dijeni te publikut, dy kryeministrat kane zhvilluar mesditën e se enjtes një bisede telefonike. Bisede kjo e konfirmuar si nga Athina ashtu dhe Tirana zyrtare. Me ane te një njoftimi te shkurtër listohen temat e bisedës, ku nënvizohet integrimi i Shqipërisë, reformat qe ajo duhet te kryej dhe thellimi i bashkëpunimit.

 

Deri ne këtë pike gjithçka duket brenda kornizave. Por “zjarri ndizet” nga mediat greke te cilat ne artikujt e tyre vendosin si kryefjale te telefonatës, çështjen e pronave te minoritetit grek ne jug te Shqipërisë. Por kjo teme, nuk konfirmohet as nga Kryeministria e Shqipërisë dhe as nuk është e pasqyruar nga njoftimi i Kryeministrisë Greke.

 

Një tjetër lëvizje qe ka ngjalluar dyshimet ne mediat greke, se Tsipras dhe Rama kane biseduar edhe për çështjen e pronave ne jug, është vendimi i se enjtes i Këshillit te Ministrave te Shqipërisë. Behet fjale për VKM 708 viti 2018, e cila flet për regjistrimin dhe kalimin ne përgjegjësi te shtetit, te disa pronave ne vijën bregdetare Vlore – Sarande. Këtij vendimi i është bere një ndryshim, ku saktësohet se për këto prona ne këtë zone, regjistrimi në përgjegjësi administrimi të ministrisë përgjegjëse për turizmin do te behet vetëm pasi të ketë përfunduar procesi i regjistrimit fillestar të pronave private.

 

Por burime për Vizion Plus saktësojnë se ky ndryshim nuk ka te beje aspak me presionin e Greqisë, artikuluar ashpër pak dite me pare nga Kryeministri Tsipras, por me hyrjen ne fuqi te ligjit për kadastrën dhe agjencisë se re te pronës.

 

Pavarësisht asaj çfarë thuhet ne media dhe asaj qe është zyrtare, një gjë është e sigurt, pronat e minoritetit grek ne Shqipëri, gjithmonë kane prodhuar, prodhojnë dhe do te prodhojnë debate mes Tiranës dhe Athinës.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *