E mërkurë, 30 Shtator 2026 Në vijim ora 00:31: Zilia Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Trym i bardhë në Kapelën Sistine, reagon Donald Trump për Papën e ri

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, ndërsa ndodhej para gazetarëve në “Shtëpinë e Bardhë” ka komentuar edhe zhvillimet në Vatikan, ku nga Kapela Sistine ka dalë tym i bardhë që simbolizon zgjedhjen e Papës së ri.

Ai ju tha gazetarëve se ka parë tymin të dalë nga oxhaku i Kapelës Sistine, por nuk e ka parë ende Papën.

Reklamë

“Pashë tymin, por nuk e kam parë Papën”, u tha Trump gazetarëve në Dhomën Lindore të Shtëpisë së Bardhë.

Trump u kritikua pasi llogaria e Shtëpisë së Bardhë postoi në Twitter një imazh të gjeneruar nga inteligjenca artificiale të tij të veshur si papë përpara konklavës papnore këtë javë.

Kujtojmë që Papa i ri do të jetë i 267-ti në historinë e Kishës Katolike, emri i tij pritet të bëhet publik së shpejti.

Vazhdo të lexosh

Reklamë