Subscribe

Maxhoranca ka kërkuar nje tryeze me krerët e partive kryesore parlamentare per te instaluar nje kulture te re dialogu ne skenën politike. Ky  instrument ishte parashikuar edhe ne marrëveshjen Rama-Basha te 18 majit te cilen lideri i opozitës e cilësoi te vdekur, por qe eshte risjelle kete here nga Taulant Balla, i cili e ngriti ne takimin e kryetareve te grupeve parlamentare ne kryesine e kuvendit.

 

Fryma e konsensusit ne mbledhjen e konferencës se kryetareve ka qene prezente per çështjen e reformës zgjedhore te gjithë palet kane rene dakord qe Komisioni i Posaçëm te ngrihet sa me shpejt. Por maxhoranca dhe opozita jane ndare tek ceshtja e vetingut dhe PD e LSI do te paraqesin te enjten amendamente per te mbështetur me fonde institucionet qe do te bëjnë skanerin e gjyqtareve dhe prokuroreve.

 

Dy dite me pare Komisioni i Ligjeve u përfshi nga debate te ashpra, pasi maxhoranca vendosi te shkurtoje organiken dhe pagesat per njerëzit e vetingut, ndërkohe qe opozita kërkoi qe t’u plotësoheshin te gjitha kërkesat.

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *