Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
19 April 2026
Vizion fokus

Trump: Irani të pranojë marrëveshjen ose do shkatërrojmë çdo...

Çoi turistët në Ujëvarën e Sotirës dhe po eksploronte...

“Shqipëria ka avancuar me integrimin”, deputeti shqiptar në Suedi...

Zelensky: Të ardhurat nga nafta ruse po financojnë luftën

Përplasja mes Veliajt e Dados, zbardhet debati i seancës...

Berisha takim me të rinjtë: E ardhmja e Shqipërisë...

Influencerët rusë ndërrojnë kahe: Nga kozmetika në politikë

“Jemi përballë krizës së re”, Sejko: BSH do ndërhyjë...

“Bonus qiraje për banorët e prekur”, Rama: Zjarri u...

Manovra të gabuara parakalimi, aksident i trefishtë në aksin...

Tryeza e ILD/ Metani: Inspektimet, mekanizëm për mbrojtjen e integritetit dhe pavarësisë së gjyqësorit

30 Shtator 15:08

Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani i shoqëruar nga njësia e Inspektorëve dhe njësia e ndihmësinspektorëve të Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, mori pjesë në tryezën e rrumbullakët mbi rolin e magjistratëve në një shoqëri demokratike dhe funksionin e inspektimeve gjyqësore.

Aktiviteti ishte konceptuar si bashkëbisedim me dy magjistratë spanjollë me eksperiencë të gjatë në fushën e inspektimeve dhe çështjeve disiplinore, gjyqtari Juan Martínez Moya, si dhe gjyqtari Ricardo Conde Díez, me karrierë 30 vjeçare në sistemin gjyqësor, aktualisht promovues i Akteve Disiplinore në Spanjë.

Në fjalën e tij Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani nënvizoi bashkëpunimin e suksesshëm të ILD-së me RESIJ, pjesë aktive e të cilit ka qenë edhe gjyqtari Moya, me të cilin trupa e inspektimit të ILD-së, do flasë mbi një temë të gjerë, siç është roli i gjyqtarëve edhe në raport me shoqërinë, përmes rasteve praktike nga përvoja e magjistratëve spanjollë.

Metani solli në vëmendje rëndësinë që ILD i kushton në punën e vet, gjetjes së balancës mes pavarësisë së magjistratëve dhe interesit legjitim të publikut për mënyrën sesi administrohet drejtësia dhe përpjekjet e vazhdueshme për ”gjetjen e mekanizmave për llogaridhënie, jo si mjet kontrolli, por për të mbrojtur integritetin dhe efikasitetin e aktivitetit gjyqësor, duke respektuar parimet e drejtësisë dhe ndarjes së pushteteve.”

Gjyqtari Juan Martinez Moya, falenderoi Inspektorin e Lartë të Drejtësisë dhe veçoi bashkëpunimin në kuadër të RESIJ (Rrjeti Evropian i Shërbimeve të Inspektimit të Drejtësisë), ku ILD dallohet si histori suksesi për Rrjetin, pasi nga statusi i vëzhguesit, tashmë është anëtar me të drejta të plota i RESIJ.

Gjyqtari Moya foli për standardet e pavarësisë së gjyqësorit, duke u ndalur tek koncepti i pavarësisë e sundimit të ligjit, arsyet e pavarësisë së magjistratëve, niveli i garantimit të pavarësisë, kushtet e ushtrimit të detyrës, të gjithë dimensione, që shkojnë paralel me llogaridhënien e transparencën, si elementë të domosdoshëm të pavarësisë.

Ndërsa gjyqtari Ricardo Conde Díez u ndal në përgjegjësinë disiplinore dhe pavarësinë gjyqësore, dallimin midis inspektimit dhe masave disiplinore, kufizimet në inspektim dhe kontrollin e performancës juridiksionale.

Aktiviteti u organizua në kuadër të projektit EU4Justice, i konceptuar si një dialog i hapur dhe konstruktiv, mes ekspertëve spanjollë dhe trupës inspektuese të ILD-së, mbi rolin e gjyqtarëve në një shoqëri demokratike, me një fokus të veçantë në ruajtjen e pavarësisë gjyqësore, sigurimin e llogaridhënies dhe ruajtjen e besimit publik në gjyqësor, inspektimet gjyqësore, si një mekanizëm kyç për të mbrojtur integritetin dhe efikasitetin e aktivitetit gjyqësor, duke respektuar parimet e drejtësisë dhe ndarjes së pushteteve.

Posted Under:
Anash Vendi
Tagged:
artur metani ils

Nga e njëjta kategori

Trump: Irani të pranojë marrëveshjen ose do shkatërrojmë çdo urë dhe termocentral

më shumë...

Operacion në disa zona të Kosovës, mbi 30-të të arrestuar, goditet krimi financiar

më shumë...

Çoi turistët në Ujëvarën e Sotirës dhe po eksploronte natyrën, shoferi bie nga lartësia, humb jetën

më shumë...

“Shqipëria ka avancuar me integrimin”, deputeti shqiptar në Suedi Arbër Gashi: Qeveria e opozita të bashkëpunojnë

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

3:52

Trump: Irani të pranojë marrëveshjen ose do...

3:15

Operacion në disa zona të Kosovës, mbi...

3:06

Çoi turistët në Ujëvarën e Sotirës dhe...

2:33

“Shqipëria ka avancuar me integrimin”, deputeti shqiptar...

2:19

Lezha mirëpret fotografët, në fokus të festivalit...

2:07

Zelensky: Të ardhurat nga nafta ruse po...

1:42

Përplasja mes Veliajt e Dados, zbardhet debati...

1:28

“Zorba” në Teatrin e Korçës, publiku shijon...

1:06

Shtohen rastet me Sifiliz e Hiv Aids,...

1:02

Berisha takim me të rinjtë: E ardhmja...

12:58

Nxënësit e huaj mësojnë shqip, fëmijë nga...

12:54

Influencerët rusë ndërrojnë kahe: Nga kozmetika në...

12:21

“Jemi përballë krizës së re”, Sejko: BSH...

12:15

Rriten çmimet e apartamenteve në Elbasan, 1300...

11:50

Shtrenjtohen qiratë e apartamenteve, interes jo vetëm...

11:42

“Bonus qiraje për banorët e prekur”, Rama:...

11:30

Manovra të gabuara parakalimi, aksident i trefishtë...

10:50

Erdhi nga Norvegjia në Patos për të...

10:40

Kreu i ILD-së, vizitë zyrtare në SHBA/...

10:21

“Çerdhe” prostitucioni në Shkodër, arrestohen 3 kolumbiane...

Më të klikuarat

  • La partnerin për të, Indri i jep fund marrëdhënies me Vanesë...
  • Ngjarje tragjike në familjen shqiptare! Burri vret ish-gruan...
  • Ekzekutimi i 31-vjeçarit shqiptar në Spanjë, mediat iberike...
  • “Kam folur me babain e tim biri më parë”, Jonida...
  • Shtohen rastet me Sifiliz e Hiv Aids, mjekët apelojnë për kr...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.