Trupi i turistit serb qe gjeti vdekjen ne Valbonë po nxirret përmes terheqjes me litar të barreles.

Policia e Kukesit beri te ditur se terreni ku ndodheshin turistet e bente te pamundur transportin e tyre me helikopter.

Turistet serb po eksploronin zonat e thella te alpeve kur njeri prej tyre pesoi infarkt dhe gjeti vdekjen.

 

Njoftimi i policise:

Gjatë paradites, Salla Operative e Tropojës ka marrë njoftim nga një turiste serbe, se në vendin e quajtur “Maja e grykave të hapura”, Valbonë, duke eksploruar zonën me një grup turistësh, njëri prej tyre, shtetasi G. S., kishte ndërruar jetë, dyshohet si pasojë e infarktit.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Tropojë, së bashku me ekipin mjekësor të spitalit të Tropojës, janë nisur drejt adresës së dhënë.

Duke qenë se për shkak të terrenit të thepisur, nuk është e mundur ulja e helikopterit, në ndihmë të shërbimeve të Policisë Tropojë janë nisur edhe Forcat e kërkim-shpëtimit të Kosovës, për të bërë të mundur nxjerrjen e turistëve, nga vendi ku janë bllokuar” njoftoi policia për ngjarjen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *