E martë, 29 Shtator 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Trupi i pajetë në Durrës, policia detaje të reja

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me trupin e pajetë të seksit mashkull, që është gjetur mëngjesin e kësaj të diele në Durrës.

 

Reklamë

Përmes një njoftimi për mediat policia sqaron se nga ekspertiza e jashtme trupi nuk ka qenë i lidhur apo i mbështjellë, si dhe nuk janë evidentuar shenja dhune e dëmtime të ndonjë natyre tjetër.

 

Kufoma është transportuar në morgun e spitalit për ekspertizë mjeko-ligjore.Nga ekspertiza e jashtme, trupi nuk ka qenë i lidhur apo i mbështjellë. Nga kqyrja nuk janë evidentuar shenja dhune apo dëmtime të ndonjë natyre tjetër.

 

Sipas uniformave blu, trupi ka qenë i veshur me rroba dhe i janë evidentuar të gjitha gjymtyrët, por është dekompozuar për shkak të lagështisë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë