E enjte, 24 Shtator 2026 Film TV deri në 23:59 Në vijim ora 00:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Trump zhvendoset nga Nju Jorku në Florida

Presidenti amerikan, Donald Trump duket se ka vendosur që të ndryshojë adresën e tij të banimit nga Nju Jorku në Florida, pasi të largohet nga Shtëpia e Bardhë.

 

Përmes një postimi në Twitter, Trump shkruan se adresa “1600 Pennsylvania Avenue, Shtëpia e bardhë, është vendi që dua dhe ku shpresoj se do të qëndroj për pesë vjetët e ardhshëm. Mirëpo familja ime dhe unë do ta ndryshojmë adresën tonë të përhershme në Palm Beach në Florida”.

 

Reklamë

E përditshmja amerikane, The New York Times, ka raportuar se Trump, tashmë ka nisur procedurat për ndryshim të adresës së përhershme.

 

Kjo gazetë ka thënë se zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë nuk kanë treguar pse Trump ka ndryshuar adresën fillestare, mirëpo ka cituar një person të afërt me presidentin të ketë thënë se arsye janë taksat.

Vazhdo të lexosh

Reklamë