Presidenti i SHBA-se Donald Trump beson se zgjedhjet e nëntorit do të përfundojnë në Gjykatën e Lartë, prandaj ai kërkon zgjedhjen sa më parë të kandidatit për anëtarin e 9 të kësaj gjykate pas vdekjes së gjyqtares Ginsburg.

 


DONALD TRUMP


PRESIDENT I SHBA

“Unë mendoj se çështja do të përfundojë në Gjykatën e Lartë dhe se është shumë e rëndësishme që të kemi nëntë gjyqtarë. Do të paraqes emrin e të zgjedhurit tim për këtë post të rënëdsishëm të shtunën. Ne kemi kohë mjaftueshëm para zgjedhjeve të nëntorit, dhe mashtrimi që po përgatisin demokratët do të dalë para Gjykatës së Lartë të Shteteve të Bashkuara dhe mendoj se të kesh një rezultat 4 me 4 nuk është një situatë e mirë”

 

Më këto fjalë, Trump ka hedhur dyshime mbi integritetin e zgjedhjeve, duke thënë se votimi me postë për shkak të pandemisë mund të manipulohet nga demokratët.

 

Kreu i Shtëpisë së Bardhë nuk ka dhënë një përgjigje të qartë nëse do të ketë një trasnferim paqësor të presidencës në rast se ai humb zgjedhjet.

 

Por lidhur me postin e antarit të nëntë në Gjykatën e Lartë, kandidati demokrat Joe Biden, ka bërë thirrje që emri për vendin vacant të propozohet nga presidenti që do të fitojë zgjedhjet e nëntorit, pas inaugurimit janarin e ardhshëm.

Posti i gjykatësit në Gjykaëtn e Lartë në SHBA luan një rol përcaktues në vendimet që merren pasi kanë ndikim në jetën e miliona amerikanëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *