E premte, 13 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Trump “vlerëson” tërheqjen ose jo të trupave nga Afganistani

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, është në “proces të vlerësimit” për tërheqjen ose jo të disa trupave amerikane nga Afganistani.

 

Zëvendës-presidenti amerikan, Mike Pence, në komentet e tij është shprehur se Trump ka urdhëruar Pentagonin që të përgatitet për tërheqjen e 7,000 trupave nga Afganistani rreth gjysmës së kontingjentit amerikan në këtë vend.

 

Reklamë

“Në kohën që po flasim, presidenti është në proces të vlerësimit”, ka thënë në një intervistë për mediat amerikane Pence.

 

Këtë javë, Trump iu bëri thirrje vendeve të tjera, në veçanti Rusisë, Pakistanit dhe Indisë, që të përfshihen më shumë në luftimet në Afganistan.”Përse Rusia nuk është atje? Përse jo India? Përse jo Pakistani? Përse jemi ne, duke qenë 6,000 milje larg”, pyeti Trump.

 

Në Afganistan ndodhen rreth 14,000 trupa amerikane që aktualisht udhëheqin përpjekjet e NATO-s për të trajnuar dhe këshilluar trupat lokale.

Vazhdo të lexosh

Reklamë