Presidenti Donald Trump së fundmi është shprehur se do të anulonte planet për të mbajtur samitin e ardhshëm të G-7 në një vendpushim golfi në pronësi të tij në Majami të Floridas.

 

Përmes postimeve të shumta në Twitter, presidenti ka konfirmuar planet për të mbajtur samitin në resortin Trump Doral, duke fajësuar mediat dhe demokratët për kundërshtimin e vendit.

 

“Mendova se po bëja diçka shumë të mirë për vendin tonë duke përdorur resortin Trump National Doral, në Majami, për pritjen e udhëheqësve të G-7. Është pikë madhështore, në qindra hektarë tokë, ngjitur me Aeroportin Ndërkombëtar të MAJAMIT, ka salla të mrekullueshme mbledhjeshe dhe secili delegacion do të kishte 50 deri në 70 dhoma. Do të ishte më mirë sesa alternativat e tjera. Do të isha i gatshëm ta bëja atë pa asnjë përfitim ose, nëse lejohet me ligj, me KOSTO ZERO për SHBA. Por, si zakonisht, aedia armiqësore dhe partnerët e tyre Demokratë u ÇMENDËN! “

 

Ndërkohë disa anëtarë të vetë partisë së Trumpit e kishin kritikuar gjithashtu planin.

 

Ndër të tjera Trump është shprehur se po merren në konsideratë vende të tjera për samitin e vitit 2020, përfshi vend-pushimin presidencial të Camp David, në Marilend.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *