E hënë, 16 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 22 minuta më parë
Bota

Trump takohet me Biden në Shtëpinë e Bardhë, presidenti i zgjedhur: E vlerësoj shumë një tranzicion të qetë

Donald Trump është takuar në Shtëpinë e Bardhë me presidentin në largim, Joe Biden.

Ky i fundit e priti pasardhësin e tij në Zyrën Ovale të Shtëpisë së Bardhë.

Presidenti i sapozgjedhur Trump i ka thënë Biden se politika është “e ashpër” përpara se ta falënderonte atë për një tranzicion të qetë të parashikuar.

“Dhe në shumë raste nuk është një botë e bukur”, shtoi ai. “Por është një botë e bukur sot.”

“Unë e vlerësoj shumë një tranzicion që është kaq i qetë, do të jetë aq i qetë sa mund të bëhet”, tha Trump. /vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë