E shtunë, 14 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Trump shkarkon 46 prokurorë federalë të emëruar nga Obama

Administrata republikane e presidentit Donald Trump përjashtoi nga strukturat e Departamentit amerikan të Drejtësisë duke u parashtruar kërkesë për të paraqitur aktin e dorëheqjes 46 prokurorëve federalë të emëruar nga ish-presidenti demokrat, Barack Obama.

 

Preet Bharara, prokuror i Manhatanit, gjithashtu pjesë e kësaj liste, edhe pse ishte takuar me presidentin Trump përpara marrjes zyratarisht të detyrës së këtij të fundit, i kishte kërkuar në atë kohë për të qëndruar në postin e tij.

 

Reklamë

Sarah Isgur Flores, zëdhënëse e Departamentit të Drejtësisë saktësoi se ministri i Drejtësisë, Jeff Sessions u ka kërkuar 46 prokurorëve në detyrë që janë emëruar nga presidenti Obama, për të paraqitur dorëheqjen për të siguruar një tranzicion uniform.

 

“Derisa këto poste të plotësohen përsëri, prokurorët e karrierës që punojnë në strukturat e brendshme të Departamentit të Drejtësisë do të vijojnë misionin e tyre të përditshëm që konsiston në mbarëvajtjen dhe drejtimin e dosjeve hetimore dhe për të penguar kriminelët e dhunshëm”, shtoi më tej zëdhënësja.

Vazhdo të lexosh

Reklamë