Udhëheqësit e 7 ekonomive më të mëdha në botë pritet të takohen në Kanada ne takimin vjetor që do të mbahet në 8 qershor, por organizatorët po përballen me një problem shqetësues I cili është Donald Trump. Zyrtarët e lartë të Evropës dhe SHBA-ve, nuk kanë arritur të miratojnë një axhendë, por në rrezik janë deklaratat e përbashkëta që mund të dalin nga samiti.

 

Çështjet kryesore ne diskutim janë rregullat e tregtisë, ndryshimet klimatike, shpenzimet e mbrojtjes dhe marrëveshja bërthamore me Iranin. Trump njoftoi tërheqjen e SHBA-ve duke shkatërruar kështu një konsensus global të arritur nga paraardhësi Barack Obama.

 

Dështimi do të krijojë një përçarje te takimit i cili historikisht ka shërbyer si një afirmim vjetor i fuqive më të mëdha perëndimore.

 

“Kanadezët nuk kanë idenë se çfarë të bëjnë”, tha një këshilltar i samitit duke nënkuptuar se bisedimet kanë qenë të paqarta. Kryeministri Justin Trudeau fillimisht donte të përdorte samitin për të promovuar çështjet kryesore në agjendën e administratës së tij.

 

Megjithatë shtatë ekonomitë më të përparuara po përballen me të njëjtën sfidë: Si krijojmë rritje që te përfitojnë të gjithë, përfshirë klasën e mesme dhe njerëzit që punojnë shumë për t’u bashkuar me të,” tha zëdhënësja Asmitit.

 

Në samitin e G7 një vit më parë, Presidenti Trump refuzoi mbështetjen mbi ndryshimet klimatike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *