E mërkurë, 30 Shtator 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Bota

Trump reagon për akuzat e femrave

Ndërsa akuzat e ngritura prej grave per ngacmime seksuale ndaj kandidatit republikan për president te SHBA jane shtuar, Donald Trump, vazhdon t’i mohoje ato, duke i cilësuar pjese te nje komploti per te dëmtuar fushatën e tij. Multimiliarderi thotë se eshte viktime e sulmeve per ta njollosur.
“Nuk eshte e vështire te gjesh nje grusht njerëzish qe bejne deklarata te rreme. Akuzat nxiten nga fama, paratë apo politika, ose sepse ata duan te ndalin fushatën tone. Kjo eshte shume e thjeshte. Siç e shikoni une jam viktime e nje prej fushatave me te mëdha ne historinë e vendit qe synon te me njollose. Ata po përpiqen te shkatërrojnë ate qe konsiderohet nje nga lëvizjet me te medha ne vend. Sikur nje pjese e vogel e votuesve ta besonin diçka te tille, ne do t’i humbisnim zgjedhjet”.
Gjate takimeve elektorale ne Karolinen e Veriut, Trump sqaroi se kishte shpërfillur sugjerimet e këshilltareve te fushatës, per te mos i komentuar akuzat e per t’u fokusuar ne çështjet ekonomike. Sondazhet e fundit tregojnë se Trump po humbet pike ne shtetet qe konsiderohen kyçe dhe rivalja e tij Clinton kryeson me nje diference prej 9 perqind.

Më shumë video

Reklamë