Presidenti Donald Trump këtë të hënë ka mbajtur një fjalim në hapje të paradës së veteranëve në qytetin e Nju Jorkut me rastin e festimit të Ditës së Veteranëve.

 

Presidenti amrikan ka bërë me dije se ky vend jua a ka përjetë borxh dhe ne ju falenderojmë të gjithëve.

 

Trump është presidenti i parë në histori që merr pjesë në paradën e veteranëve në Nju Jork, më e madhja në vend.

 

Në SHBA, Dita e Veteranëve, e njohur fillimisht si Dita e Armëpushimit, është ditë pushimi dhe kremtohet çdo vit më 11 nëntor, për të nderuar veteranët e ushtrisë. Ajo përkon me ditë të ngjashme që përkujtohen në vende të tjera dhe që shënojnë mbarimin e Luftës së Parë Botërore.

 

Me këtë rast, në varrezat kombëtare të Arlingtonit pranë kryeqytetit Uashington zhvillohen çdo vit ceremoni me fjalime dhe vendosje kurorash. Këtë vit, Presidenti Trump zgjodhi ta përkujtojë Ditën e Veteranëve jashtë Uashingtonit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *