Trump po konsideron dërgimin e emigrantëve në Gjirin e Guantanamos

Administrata e Donald Trump po shqyrton përdorimin e burgut ushtarak në Gjirin e Guantanamos, në të cilin ndodhen persona të akuzuar për terrorizëm, si një qendër paraburgimi imigracioni, ka njoftuar Sekretarja e Sigurisë Kombëtare, Christie Noem.
“Ne po e shikojmë situatën dhe po e diskutojmë atë tani”, tha ajo për Fox News, duke vënë në dukje se i takon “presidentit” të marrq vendimin.
Ky burg “është një pasuri dhe ne do të vazhdojmë të shikojmë se si do t’i përdorim të gjitha pasuritë tona për të garantuar sigurinë e Amerikës”, shtoi ajo.
Burgu i Guantanamos u krijua në vitin 2002 brenda bazës ushtarake amerikane në Kubë, si pjesë e “luftës kundër terrorit” të shpallur nga presidenti i atëhershëm George W. Bush pas sulmeve të 11 shtatorit 2001.
Aty u mbajtën qindra njerëz, duke përfshirë disa anëtarë të al-Kaedës, por kushtet e paraburgimit dhe torturat e supozuara ndezën polemika të forta politike.
Ish-presidentët demokratë Barack Obama dhe Joe Biden shprehën qëllimin për ta mbyllur atë, por dështuan.
Shtatorin e kaluar, New York Times zbuloi dokumente qeveritare që tregojnë se për dekada Guantanamo është përdorur nga SHBA për të burgosur disa emigrantë të gjetur në det.
Emigrantët mbahen në një objekt të veçantë dhe jo aty ku ndodhen personat e akuzuar për terrorizëm./vizionplus.tv




