Politika dhe shkenca janë përplasur sërish në SHBA ndërsa presidenti Donald Trump vijon të kundërshtojë paralajmërimet për rrezikun që paraqet dalja nga izolimi.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë nuk i ka pranuar thirrjet e ekspertit të lartë të sëmundjeve infektive Anthony Fauci, i cili ka deklaruar se nxitimi drejt rihapjes rrezikon një shpërthim të pakontrollueshëm dhe fëmijët nuk duhet të kthehen në shkollë këtë vjeshtë.

DONALD TRUMP

PRESIDENT I SHBA

 “U surprizova nga përgjigja e tij sepse për mua është e papranueshme, sidomos nëse flasim për shkollat. Vendi ynë duhet të rikthehet sa më shpejt të jetë e mundur dhe një gjë e tillë nuk ka kuptim. Kjo sëmundje nuk i rrezikon fëmijët, mjafton të shihni statistikat.”

Edhe tensionet me Kinën vijojnë të thellohen ndërsa autoritetet amerikane kanë bërë të ditur se hakerat kinezë po përpiqen të vjedhin hulumtimet mbi vaksinën. Dy agjensi amerikane të sigurisë deklaruan se ky është një kërcënim i madh për vendin por nuk dhanë prova për të mbështetur pretendimin e tyre. Pekini i ka mohuar vazhdimisht akuzat e Washingtonit.

Në SHBA më shumë se 85 mijë njerëz kanë humbur jetën nga koronavirusi dhe mbi 1.4 milionë të tjerë janë infektuar. Por Shefi i sëmundjeve infektive deklaroi se numri i vërtetë i vdekjeve është më i lartë se shifra zyrtare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *