E diel, 15 Nëntor 2026 Film TV deri në 00:55 Në vijim ora 00:55: Dielli i Dimrit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Trump paralajmeron Putin: Në vend që të testojë raketa, ai duhet t’i japë fund luftës

Pasi Presidenti Putin bëri të ditur gjatë fundjavës se Rusia ka testuar me sukses raketën me energji bërthamore “Burevestnik”, një armë për të cilën Moska thotë se mund të depërtojë në çdo mburojë mbrojtëse, ka ardhur reagimi i kreut të Shtëpisë së Bardhë.

I pyetur nga gazetarët në lidhje me këtë armë të re, që sipas rusëve ka arritur distancën prej 14,000 km, Trump i ka kujtuar homologut Putin se SHBA-ja ka një nëndetëse bërthamore pranë brigjeve të Rusisë.

“Ata e dinë mirë se ne kemi një nëndetëse bërthamore para brigjeve të tyre, më e madhja në botë. Nuk është nevoja për fluturime 14 mijë kilometra. Në vend që të testojë raketa, Putin t’i japë fund luftës që e nisi sa për një javë dhe zgjati 4 vite.”

Një ditë më parë, i veshur me uniformë ushtarake në një takim me gjeneralët më të lartë të Rusisë, Putin e përshëndeti testimin e raketës duke thënë se ajo shënon një përparim për ushtrinë ruse.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë