E mërkurë, 25 Nëntor 2026 Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Trump paralajmëron nënshkrimin e marrëveshjes tregtare me Kinën

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, është shprehur se së bashku me homologun kinez, Xi Jinping, do të zhvillojnë një ceremoni të nënshkrimit të fazës së parë të marrëveshjes tregtare SHBA-Kinë.

 

Ndërkohë me 13 dhjetor përfaqësuesi i Tregtisë së Shteteve të Bashkuar, Robert Lighthizer, ka thënë se të dyja vendet do të nënshkruajnë marrëveshjen, në javën e parë të muajit janar.

 

Reklamë

Pekini nuk i ka konfirmuar ende pjesët e marrëveshjes që u bën publike nga SHBA-ja. Nga ana tjetër një zëdhënës i ministrisë së Tregtisë së Kinës ka thënë se detajet do të bëhen publike pas nënshkrimit zyrtar.

 

Dy ekonomitë më të mëdha në botë janë përfshirë në një konflikt tregtar për më shumë se një vit, duke goditur njëra-tjetrën me tarifa të mallrave në vlerë qindra miliarda dollarë.

 

Më 13 dhjetor të dyja vendet u pajtuam për zbatimin e një faze të parë të marrëveshjes tregtare. Ato pezulluan tarifat ndaj njëra tjetrës në vlerë prej miliarda dollarësh.

 

Ndërkohë zyrtarët amerikanë thanë se nëse Kina nuk e zbaton ndonjë pjesë të marrëveshjes, administrata amerikane ka mundësinë të ri-zbatojë tarifat.

Vazhdo të lexosh

Reklamë