E mërkurë, 23 Shtator 2026 Film TV deri në 06:00 Në vijim ora 06:00: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Bota

Trump “ngrin” planin e Obamës për tranvestitët

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka ngrirë planin e Barak Obamës për pranimin e tranvestitëve në ushtri.

 

Ministri amerikan i Mbrojtjes James Mattis, ka shtyrë për një periudhë gjashtë mujore planin e Obamës.

 

Reklamë

Politika e re, e cila do t’u mundësojë trupave të ndryshojnë gjininë gjatë shërbimit dhe vendosjen e standardeve për kujdesin mjekësor, parashikohet që të hyjë në fuqi më 1 janar 2018-tës.

 

Megjithatë kjo nuk vendos nëse nuk do të ketë një shtyrje tjetër.

 

Zyrtarët e Pentagonit thonë se shërbimet e ndryshme nuk kanë asnjë marrëveshje se kur do t’i  pranojnë rekrutët. Aktivistët e të drejtave të njeriut kanë thënë se janë të zhgënjyer me vonesën e Trumpit.

 

Sekretari i Mbrojtjes, Xhejms Mattis, beri të ditur në një shkresë se i duhet më shumë kohë për të marrë një vendim të tillë dhe se për këtë nevojiten konsulta konstruktive me zyrtarë të lartë të mbrojtjes.

 

Sipas planit “të braktisur” të hartuar nga ish-sekretari i mbrojtjes Ash Carter gjatë presidencës së Obamës, individët transgjinorë mund të regjistroheshin nëse  qëndronin për 18 muaj në gjininë përkatëse.

Më shumë video

Reklamë