Nga Varshava, presidenti amerikan Donald Trump tha se sot është në lojë e ardhmja e civilizimit perëndimor. Ne fjalimin e tij me tone të forta, Trump e solli Poloninë si shembullin e vendit qe është i gatshëm për mbrojtjen e qytetërimit, përballë kërcënimeve te “terrorizmit dhe ekstremizmit”. Shefi i shtëpisë se bardhe konfirmoi gjithashtu mbështetjen e SHBA për Europën Lindore. Një ditë përpara takimit të parë ballë për ballë me homologun rus Vladimir Putin, Donald Trump deklaroi në Varshavë se askush nuk e di me saktësi nëse rusët kanë ndërhyrë  ose jo ne zgjedhjet presidenciale amerikane. Megjithatë ai e akuzoi Moskën për sjellje agresive.

 

“Bashkë me Poloninë po elaborojmë mënyra se si të reagojmë ndaj sjelljeve agresive dhe destabilizuese të Rusisë.”

 

Por për kreun e Shtëpisë së Bardhë, Moska nuk ka qenë e vetmja në këtë përpjekje.

 

“Mund të kenë qenë dhe shtete të tjera që kanë tentuar ndërhyrjen në procesin zgjedhor amerikan.Nuk do të tregohem specifik, ama mendoj se mund të kenë ndërhyrë shumë njerëz. Askush nuk e thotë dot me siguri çfarë ka ndodhur.”

 

Ndërkohë, Trump mori pjesë në samitin e tre deteve, një iniciativë polake dhe kroate që mblodhi 12 vende  të  Baltikut, Adriatikut dhe Detit të Zi. Më herët, Presidenti polak u shpreh se vizita e Trump tregon se Polonia është një vend me rëndësi dhe forcon pozitën e saj në Europe. Pas Varshavës presidenti i Shteteve te Bashkuara ka mbërritur në Hamburg për samitin e G20, ku qindra qytetare gjermane e kane pritur me protesta.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *