E martë, 10 Nëntor 2026 Det i Trazuar deri në 20:45 Në vijim ora 20:45: Te Paekspozuarit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 25 minuta më parë
Bota

Trump mungon në darkën e korrespodentëve

Donald Trump dhe marrëdhënia e tij me median vazhdon të jetë e tensionuar. Presidenti amerikan për të dytin vit radhazi refuzoi të marrë pjesë në darkën e korrespodentëve të Shtëpisë së Bardhë. Darka e cila organizohet çdo vit, këtë herë priti më shumë se 3 mijë të ftuar.

 

Trump është i pari president që anashkalon një event të tillë pas Ronald Regan 37 vjet më pare. Por mungesa e Regan ishte mëse e justifikuar pasi po merrte veten nga plumbi që kishte marrë në një tentativë vrasjeje. Trump nuk mundi t’i shpëtonte kritikave dhe ironisë.

 

Reklamë

Drejtuesja e mbrëmjes, komediania Michelle Wolf nuk ngurroi të sillte në qendër të vëmendjes skandalin me aktoren Stormy Daniels, ryshfetin 130 mijë dollarësh të avokatit të presidentit si dhe vuri në lojë vajzën e Trump, Ivanka duke e akuzuar sigurisht me gjuhën e ironisë se nuk i ka përfaqësuar aspak të drejtat e grave.

 

Nga ironia nuk u kursyen as pjesëtarët e administratës Trump të cilët morën pjesë në këtë event. Eventi prestigjioz tërhoqi fitues të çmimit Oscar dhe të tjerë emra të njohur të kinematografisë dhe televizionit

Vazhdo të lexosh

Reklamë