Trump: Marrëveshja tregtare me Kinën po shënon progres

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump ka njoftuar se ka zhvilluar një telefonatë të gjatë me presidentin e Kinës Xi Jinping.
Në një postim në Twitter, Trump shprehet se të dy vendet janë duke arritur një marrëveshje të mundëshme tregtare dhe se bisedimet po shënojnë progrers.
“Sapo zhvillova një telefonatë shumë të mirë me presidentin Xi të Kinës. Marrëveshja po ecën shumë mirë. Nëse arrihet, do të jetë shumë gjithëpërfshirëse, që mbulon të gjitha fushat dhe pikat e mospajtimeve. Porgres i madh po shënohet”
SHBA dhe Kina para pak kohësh vendosën që të bënin një armëpushim sa I takon luftës tregëtare duke ndaluar për 90 ditë rritjen e tarifave.
Ndërkohë nga ana tjetër mediat lokale në Kinë po ashtu kanë cituar presidentin Xi, i cili ka theksuar se të dyja palët janë duke punuar në arritjen e konsensusit.




