E shtunë, 14 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Trump letër Kim Jong Un, lideri korean vlerësime për presidentin e SHBA

Lideri I Koresë së Veriut Kim Jong Un ka marrë një letër personale nga Presidenti i SHBA, Donald Trump.

 

Lajmin e ka bërë të ditur agjencia e lajmeve KCNA, e cila raporton se Kim e vlerësoi letrën si të “shkëlqyer” dhe se ai do ta merrte në konsideratë përmbajtjen e saj.

 

Reklamë

Kim vlerësoi gjithashtu presidentin Trump si një njeri me “guxim të jashtëzakonshëm”.

 

Ndërkohë pak kohë më parë vetë Trump, njoftoi se kishte marrë një letër të bukur nga udhëheqësi i Koresë së Veriut.

 

Por edhe pse nuk dihen detajet e letrës së shkëmbyer, Shtepia e Bardhë ende nuk ka dhënë një koment në lidhje me këtë ngjarje.

Vazhdo të lexosh

Reklamë