E shtunë, 10 Tetor 2026 Fat i Hidhur deri në 16:30 Në vijim ora 16:30: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Trump lë të hapur mundësinë e një sulmi të kufizuar ndaj Iranit: Po mendoj për këtë

Donald Trump la të hapur mundësinë e një sulmi të kufizuar ndaj Iranit pasi u pyet nga një gazetar, por pa dhënë detaje.

Kur u pyet nëse po shqyrtonte një sulm të kufizuar për të ushtruar presion mbi Iranin që të nënshkruante një marrëveshje mbi programin e tij bërthamor, presidenti amerikan u tha gazetararëve: E gjitha çfarë mun të them është se po mendoj për këtë”.

Reklamë

Më parë, ministri i Jashtëm i Iranit tha se një draft i marrëveshjes bërthamore do të ishte gati ” brenda dy ose tre ditësh” dhe se vendi i tij do t’ia paraqesë atë Shteteve të Bashkuara.

“Mendoj se do të jetë gati brenda dy ose tre ditësh”, tha ministri i jashtëm iranian, i cili udhëhoqi delegacionin iranian në negociatat me Shtetet e Bashkuara në Gjenevë të martën, të cilat u ndërmjetësuan nga Omani./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë