E hënë, 21 Shtator 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Trump kundërshton datën e gjyqit: Vendim i njëanshëm, do ta apeloj

NEW YORK, NY - APRIL 04: Former U.S. President Donald Trump sits with his attorneys inside the courtroom during his arraignment at the Manhattan Criminal Court April 4, 2023 in New York City. Trump pleaded not guilty to 34 felony counts stemming from hush money payments made to adult film star Stormy Daniels before the 2016 presidential election. With his indictment, Trump will become the first former U.S. president in history to be charged with a criminal offense. (Photo by Timothy A. Clary-Pool/Getty Images)

Donald Trump ka deklaruar se do të apelojë vendimin e gjykatëses federale Tanya Chutkan, për datën e gjyqit të tretë të tij, në mars të vitit të ardhshëm.

 

Përmes një reagimi në rrjetin ‘Social Truth’ ish kreu i Shtëpisë së Bardhë akuzoi gjyqtaren si të njëanshme dhe se sipas tij, ajo ka vendosur pikërisht datën që qeveria amerikane do të donte.

 

Reklamë

Gjykatësja federale e çështjes kundër ish-presidentit Donald Trump në Uashington vendosi 4 marsin 2024 si datën e gjyqit ndaj tij mbi akuzat se u përpoq të përmbyste rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2020. Kjo datë përkon vetëm një ditë para ditës kur në mbi 12 shtete në SHBA, zhvillohen primaret për zgjedhjet presidenciale.

 

Vendimi i gjykatëses, Tanya Chutkan do të thotë se Trump do t’i duhet të dalë në gjyq në të paktën tre çështje të veçanta penale brenda pak  muajve, ndëkohë që vijon fushatën për primaret brenda partisë Republikane.

 

Chutkan tha se data 2 janar 2024 e propozuar nga Prokurori i posaçëm Jack Smith për fillimin e gjyqit, ashtu edhe prilli 2026 që kanë propozuar avokatët e zotit Trump, janë të papranueshme.

 

Trump pritet gjithashtu të dalë në gjyq në Nju Jork më 25 mars lidhur me akuzat se ka paguar një aktore të filmave për të rritur, për t’i mbyllur gojën asaj.

Vazhdo të lexosh

Reklamë