E diel, 27 Shtator 2026 Kartonat e Mengjesit deri në 10:00 Në vijim ora 10:00: Zilia Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Trump: Koronavirusi mund të zhduket kur të ngrohet moti

Të premten në mëngjes, presidenti Donald Trump trgoi në “Tëitter” se kishte patur një bisedë telefonuke me presidentin kinez Xi Jinping për përgjigjen ndaj shpërthimit të koronavirusit.

 

Trump e vlerësoi Xi si të fortë, të mprehtë dhe të përqendruar për ta lufutar koronavirusin. Ai shtoi se ekziston mundësia që virusi të zhduket me ngrohjen e motit.

 

“Pata një bisedë të gjatë përmes telefonit me Presidentin Xi të Kinës. Ai është i fortë, i mprehtë dhe i përqendruar për të luftuar kundër koronavirusit. Ai mendon se gjërat po bëhen mirë, madje po ndërtohen edhe spitale brenda pak ditësh. Asgjë nuk është e lehtë, por … ai do të jetë i suksesshëm, veçanërisht kur moti të fillojë të ngrohet & virusi shpresojmë se do të bëhet më i dobët, dhe më pas do të zhduket. Ne jemi duke punuar ngushtë me Kinën për të ndihmuar!”

 

Por ekspertët e sëmundjes infektive thonë që është shumë herët për të thënë se koronavirusi mund të dobësohet dhe zhduket me ngrohjen e motit.

 

“Do të ishte e pamatur të supozohet se gjërat do të qetësohen në pranverë dhe verë”, tha Dr. Peter Hotez.

 

Ndërsa doktori William Schaffner pranoi mundësinë që koronavirusi të jetë sezonal duke qenë se është virus i frymëmarrjes, por shtoi se është shumë herët për të dalë në përfundime se ka ende shumë gjëra të panjohura.

Vazhdo të lexosh