E shtunë, 3 Tetor 2026 Film TV deri në 22:30 Në vijim ora 22:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Trump kërcënon Turqinë: Do të bëjmë pluhur nëse abuzon me kurdët

Presidenti amerikan Donald Trump ka kërcënuar Ankaranë zyrtare  se do të përballet me një shkatërrim total të ekonomisë së vendit nëse abuzon me veprimet ushtarake në kufirin verilindor të Sirisë.

 

Reklamë

DONALD TRUMP

 

PRESIDENT I SHBA

 

“Ashtu sikurse komunikova edhe me presidentin Erdogan, pavarësisht se i tërhoqëm trupat tona nga kufiri verilindor i Sirisë, ne nuk do të lejojmë që të abuzohet me fuqinë ushtarake. Nëse Turqia nuk do të respektojë të drejtat humane në atë rajon duhet ta dijë se do të përballet me një shkatërrim total të ekonomisë, do ta bej pluhur. Jam tërësisht i vendosur për këtë.”

 

Reagimi vjen vetëm pak orë pasi ushtria turke nisi sulmet ajrore dhe tokësore kundër forcave kurde pranë kufirit të Sirisë me Irakun.

 

Me heret Washingtoni njoftoi se do të tërhiqej nga rajoni. Një veprim ky që u shoqërua me kritika të ashpra nga ligjvënësit amerikanë.“Ka ardhur koha të mbyllim këto luftra absurde pa fund, shumë prej të cilave me fraksione fisnore.

 

Duhet të kthejmë ushtarët në atdhe. Do të luftojmë aty ku është në interesin tonë dhe vetëm kur mund të fitojmë” –shkroi Trump në Twitter.

 

Deri më tani luftëtarët kurdë, kanë patur mbështetje të fuqishme nga SHBA, por Turqia i konsideron ata si terroristë dhe synon t’i largojë nga kufiri i saj. Administrata e Presidentit Trump ka paralajmeruar se lufta ndaj kurdeve do te pershkallezonte nje lufte me permasa me te medha.

Vazhdo të lexosh

Reklamë