E premte, 18 Shtator 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Trump “kërcënon” protestuesit, paralajmëron anagazhimin e ushtrisë

Ilustrim · Vizion Plus

Presidenti i SHBA-ve Donald Trump ka kërcënuar se do të angazhoje ushtrinë në qytetet amerikane për t’i dhënë fund protestave të dhunshme pas vdekjes së afrikano-amerikanit Xhorxh Flloid.

Gjatë një fjalimi në Shtëpinë e Bardhë, Trump tha se viktimat më të mëdha të trazirave janë qytetarët paqedashës dhe se ai do të luftojë për t’i mbrojtur ata.


DONALD TRUMP
PRESIDENT I SHBA
“Ne kemi vendin më të madh në botë dhe ne do ta mbajmë atë të sigurt. Të gjithë amerikanët me të drejtë u trishtuan dhe u revoltuan nga vdekja brutale e Xhorxh Flloid. Por ne nuk mund të lejojmë që thirrjet e drejta dhe protestuesit paqësorë të mbyten nga një turmë e zemëruar. Viktimat më të mëdha të trazirave janë qytetarët paqedashës në komunitetet tona më të varfra dhe si Presidenti i tyre. Unë do të luftoj për t’i mbajtur ata të sigurt. Unë do të luftoj për t’ju mbrojtur”

Por ndërsa Presidenti po mbante fjalimin në kopshtin e Shtëpisë së Bardhë policia po përplasej me protestuesit.

Mediat amerikane shkruajnë se më shumë se 600 antarë të Gardës Kombëtare mbërritën në Uashington. Në rastet ekstreme presidenti mund të shfrytëzojë Aktin e Kryengritjes, i cili lejon përdorimin e trupave ose Gardën Kombëtare.

Nga ana tjetër protestat e dhunshme të shkaktuara nga zemërimi për shkak të vdekjes së afrikano amerikanit Xhorxh Flloid, nuk janë ndalur as gjatë natës.

Redaksia Web
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh