E premte, 13 Nëntor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Trump kërcënon me sanksione vendet që blejnë naftë iraniane

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se “çdo vend ose person” që blen naftë nga Irani do t’i nënshtrohet menjëherë sanksioneve dytësore.

Kushdo që e bën këtë “nuk do të lejohet të bëjë biznes me Shtetet e Bashkuara në asnjë mënyrë”, shkroi Trump në një postim në Truth Social.

Postimi i tij vjen pas shtyrjes së raundit të katërt të bisedimeve midis Uashingtonit dhe Teheranit mbi programin bërthamor të Iranit, i planifikuar për të shtunën në Romë.

Reklamë

Zëdhënësja e Departamentit të Shtetit, Tammy Bruce, tha sot se Uashingtoni pret një raund të ri bisedimesh me Teheranin në të ardhmen e afërt.

Teherani më herët sot akuzoi Uashingtonin për “sjellje kontradiktore dhe deklarata provokuese”./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë