Presidenti Donald Trump ka kërcënuar se do të tërheqë SHBA nga Organizata Botërore e Tregtisë nëse ky organizëm nuk arrin të ndryshojë mënyrën se si e trajton Amerikën.

 

Deklaratat Trump i bëri gjatë  një intervistë për Bloomberg News, ku tha se SHBA është trajtuar padrejtësisht.

 

Ai u shpreh se pakti i vitit 1994 për të themeluar OBT ishte marrëveshja e vetme më e keqe tregtare e bërë ndonjëherë.

 

Paralajmërimi i tij për një tërheqje të mundshme të SHBA nga organizata nxjerr në pah konfliktin midis politikave tregtare të presidentit dhe sistemit të tregtisë së hapur që mbikëqyr kjo organizata.

 

Më herët presidenti Trump ka deklaruar se OBT u krijua për të përfituar të gjithë, por SHBA po humb çdo ditë.

 

Deklaratat e Trump vijnë pasi Kina u është përgjigjur tarifave amerikane, duke vendosur taksa hakmarrëse për të njëjtën vlerë të produkteve amerikane dhe ka paraqitur ankesa kundër tarifave në OBT.

 

Ministria e Tregtisë e Kinës ka thënë  më pare se SHBA po shkel  rregullat e Organizatës. Ankesa e parë e kinës është paraqitur  në OBT në muajin në korrik, pasi Trump vendosi pjesën e parë të tarifave.

 

OBT është forumi për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve midis vendeve lidhur me shkeljet e rregullave të tregtisë globale dhe për negocimin e liberalizimit të ri të tregtisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *