E hënë, 21 Shtator 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Trump: Kanadaja duhet të bëhet shteti ynë i 51-të

Presidenti amerikan Donald Trump ka përsëritur edhe një herë idenë që Kanadaja, fqinji verior i SHBA-ve, të bëhet shteti i 51-të i Amerikës.

Në një postim në Truth Social, Trump shkroi se, pa “subvencione”, Kanadaja “do të pushonte së ekzistuari si një vend i qëndrueshëm”.

“Kanadaja duhet të bëhet shteti ynë i dashur i 51-të. Taksa shumë më të ulëta dhe mbrojtje shumë më e mirë ushtarake për popullin e Kanadasë  dhe asnjë tarifë!”, deklaroi ai.

Javën e kaluar, Trump u shpreh para gazetarëve se e do Kanadanë, por shtoi: “Sinqerisht, e shoh atë si një vend që duhet të jetë një shtet”.

Reklamë

Këto deklarata janë hedhur poshtë  nga kryeministri kanadez, i cili edhe më parë ka theksuar se një skenar i tillë është i pamundur.

“Nuk ka asnjë shans,” tha Trudeau në fillim të janarit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë