E premte, 9 Tetor 2026 Te Paekspozuarit deri në 04:45 Në vijim ora 04:45: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Tragjedi në SHBA/ Gjuetari i moshuar vret nënën e pesë fëmijëve pasi e ngatërroi me një dre

Një 39-vjeçare, nënë e pesë fëmijëve, u vra tragjikisht në Delaware  të SHBA-së, kur një gjuetar  e qëlloi me armë, i cili, sipas policisë, e ngatërroi me një dre.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së premtes, më 18 shtator. Për vdekjen e saj është arrestuar një 74-vjeçar.

Reklamë

Sipas Policisë, rreth orës 19:40, 39-vjeçarja po ecte në një fushë të hapur së bashku me një burrë dhe dy fëmijë. Në të njëjtën kohë, gjuetari ndodhej në një strukturë të kamufluar nga ku po gjuante dre.

Nga hetimet paraprake dyshohet se 74-vjeçari besoi se kishte parë një dre dhe qëlloi. Plumbi, megjithatë, goditi 39-vjeçaren.

Reklamë

Policët që mbërritën në vendngjarje i dhanë ndihmën e parë dhe më pas gruaja u transportua në një spital të zonës. Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, ajo ndërroi jetë.

Sipas raportimeve të mediave amerikane, 39-vjeçarja  ishte nënë e pesë fëmijëve.

Pas vdekjes së saj ka nisur një fushatë online për mbledhjen e fondeve, me qëllim mbulimin e shpenzimeve të varrimit dhe transportimin e trupit të saj drejt Guatemalës, vendit nga ku ajo kishte origjinën.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.