E diel, 27 Shtator 2026 Lajme Ora 12:00 dhe Moti deri në 12:20 Në vijim ora 12:20: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Trump: Kam gjetur blerës për TikTok, do të zbulohet brenda dy javësh

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se është gjetur një blerës për platformën TikTok.

Lajmi u bë publik këtë të diel në një intervistë për emisionin Sunday Morning Futures në rrjetin Fox News.

“Kemi një blerës për TikTok. Do të bëhet publik brenda dy javësh”, u shpreh Trump, pa dhënë më shumë detaje.

Kujtojmë se SHBA ka vendosur një afat për shitjen e TikTok, i cili skadon më 17 shtator, në kuadër të shqetësimeve të administratës amerikane për sigurinë kombëtare dhe mbledhjen e të dhënave nga aplikacioni në pronësi kineze.

Vazhdo të lexosh