Kandidati republikan presidencial i SHBA-së, Donald Trump tha se ai do të përgjigjej në të njëjtën mënyrë siç edhe bëri Izraeli bëri pas sulmit të 7 tetorit nga Hamasi, por shtoi se po humbiste mbështetjenndërkombëtare dhe do t’i duhet t’i jepte fund luftës në Gaza.

Sulmi vdekjeprurës nga Hamasi në Izraelin jugor ishte “një nga gjërat më të trishtuara që kam parë ndonjëherë”, tha Trump në një intervistë me gazetën izraelite Israel Hayom. “Duke thënë këtë, ju duhet t’i jepni fund luftës tuaj,” shtoi ai.

Trump u pyet se si do të kishte reaguar nëse familja e tij do të kishte qenë mes viktimave të Hamasit.

“Unë do të thosha se do të veproja ashtu siç bëre ti. Duhet të jesh i çmendur që të mos reagosh kështu. Vetëm një i çmendur nuk do ta bënte këtë. Ishte një sulm i tmerrshëm. Më shqetëson shumë kur shoh njerëz që nuk flasin më për 7 tetorin, duke folur se sa agresiv është Izraeli”, u përgjigj ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *