E shtunë, 14 Nëntor 2026 Det i Trazuar deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Rajoni

Trump-Ivanovit: Marrëveshja me Greqinë i hap rrugën anëtarësimit në NATO dhe BE

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, në urimin e tij të dërguar presidentit maqedonas Gjorge Ivanov shkruan se marrëveshja e Prespës i hap rrugën Maqedonisë për anëtarësim në NATO dhe BE.

 

Në urimin e tij për 8 Shtatorin presidenti amerikan e ka siguruar Ivanovin për vazhdimin e mbështetjes amerikane për procesin euroatlantik.

 

Reklamë

 “Maqedonia ka shumë arsye që të jetë krenare. Marrëveshja historike e Prespës zgjidh kontestin shumëvjeçar (v.j.të emrit) me Greqinë dhe i hap rrugën Maqedonisë për anëtarësim në NATO dhe BE. Marrëveshja dhe anëtarësimi i Maqedonisë në NATO forcojnë sigurinë, stabilitetin dhe prosperitetin e tërë rajonit”.

 

Gjithashtu në urimin e dërguar homologut të tij maqedonas, presidenti Trumop, shkruan se SHBA është e gatshme të mbështesë Maqedoninë, veçanërisht në bisedimet e ardhshme për anëtarësim në NATO.

Më shumë video

Reklamë