E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 32 minuta më parë
Bota

Trump i përgjigjet senatorit republikan Romney

Presidenti Donald Trump është përgjigjur kritikave të bëra nga senatori i zgjedhur republikan, Mitt Romney. Në reagimin e tij Trump ka thënë se do të donte që zoti Romney të përqëndrohej në sigurinë e kufirit dhe në shumë gjëra të tjera ku mund të jetë i dobishëm.

 

Mitt Romney, senator i ardhshëm i shtetit Juta dhe ish kandidat presidencial i republikanëve në zgjedhjet e 2012-s, vuri në shënjestër politikat dhe karakterin e Presidentit Trump në një shkrim për gazetën Washington Post. Zoti Romney shkruante se Presidenti Trump “nuk ka arritur të ngrihet në nivelin e postit që mban”.

 

Përmes një komenti në Twitter presidenti Trump shkruan se ai arriti një fitore të madhe në zgjedhje, ndryshe nga kandidati Romney që nuk fitoi. “Bëhuni një pjestar i ekipit dhe fitoni!” e këshillonte Presidenti Trump senatorin e zgjedhur.

Vazhdo të lexosh

Reklamë