E premte, 13 Nëntor 2026 Te Paekspozuarit deri në 04:40 Në vijim ora 04:40: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Trump i mohon akuzat e demokratëve për racizëm

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, mohoi se është racist pas komenteve të bëra për një kongresist demokrat me ngjyrë dhe për qytetin amerikan të Baltimores.

 

Trump e sulmoi verbalisht kongresistin Elijah Cummings, duke e cilësuar qarkun e tij në Baltimore, i banuar me shumicë me ngjyrë, si “rrëmujën më të neveritshme dhe më irrituese”.

 

Reklamë

Disa demokratë, përfshirë udhëheqësen e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, e kritikuan presidentin për gjuhën e përdorur.

 

Trump ua ndërroi drejtimin kritikave, duke e akuzuar kongresistin Cummings për racizëm.

 

“Nuk ka asgjë raciste në deklarimin e asaj që shumica e njerëzve e dinë, se Elijah Cummings ka bërë një punë të tmerrshme për njerëzit e rrethit të tij”, shkroi Trump në një postim në Twitter.

Vazhdo të lexosh

Reklamë