Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Vodafone Banner
18 June 2026
Vizion fokus

Gjiknuri mohon akuzat: Do them ç’marrëveshje ke bërë për...

Kuvend/ Tensione për protestën, deputetët e PD-së bllokojnë Foltoren

Debat i ashpër në Kuvend! Balla-Berishës: Të sfidoj, shko...

Berisha shkrin së qeshuri sallën e Kuvendit: Damian bëj...

Apeli i GJKKO rrëzon ankimin e Ilir Metës, ish-Presidenti...

Marrëveshja SHBA-Iran e nënshkruar nga Trump! Çfarë përfiton Teherani,...

Video tronditëse në Odessa, pronari i restorantit rreh brutalisht...

Radhë të gjata dhe fluturime të humbura: BE-ja paralajmëron...

Trump dhe Pezeshkian nënshkruajnë marrëveshjen fillestare për t’i dhënë...

Aksident pranë Syrit të Kaltër, dy persona bien me...

Trump i kërkon Iranit të dorëzohet pa kushte

6 Mars 20:16

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, i ka kërkuar të premten Irani të dorëzohet pa kushte, një javë pasi i nisi bombardimet e përbashkëta me Izraelin kundër tij, gjë që mund ta bëjë më të vështirë arritjen e një marrëveshjeje të shpejtë për përfundimin e luftës.

Trumpi i bëri këto komente në rrjetet sociale vetëm disa orë pasi presidenti i Iranit njoftoi se disa vende të paidentifikuara kishin filluar përpjekjet për ndërmjetësim, duke dhënë shenja për një nismë diplomatike për t’i dhënë fund konfliktit.

“Nuk do të ketë asnjë marrëveshje me Iranin përveç DORËZIMIT TË PAKUSHTËZUAR”, shkroi Trump në platformën e tij Truth Social.

Njoftimi i tij erdhi në një kohë kur Izraeli po bombardonte caqet e regjimit në Teheran dhe pozicione të Hezbollahut në Bejrut, ndërsa sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, tha se sulmet amerikane kundër Iranit “do të rriten ndjeshëm”.

Trump tha se pas çdo kapitullimi të Republikës Islamike, Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre do të punojnë për ta rikthyer Iranin “nga pragu i shkatërrimit, duke e bërë ekonomikisht më të madh, më të mirë dhe më të fortë se kurrë më parë”.

Kjo do të varet nga vendosja e asaj që ai e quajti “një lider të MADH dhe të PRANUESHËM”.

Ai e mbylli mesazhin me një slogan të ri — “Ta bëjmë Iranin madhështor sërish!” – një variant i sloganit të tij politik “Ta bëjmë Amerikën të madhe sërish”.

Në fillim të luftës, të cilën Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli e nisën më 28 shkurt, Trump kishte përmendur mundësinë e bisedimeve, por si në shumë çështje të tjera lidhur me konfliktin, prej atëherë ai ka ndryshuar qëndrim dhe tani është kundër bisedimeve.

“Ata po telefonojnë, po thonë: ‘Si mund ta bëjmë një marrëveshje?’ Unë u thashë: ‘Jeni pak vonë’. Ne duam të luftojmë tani më shumë se ata”, tha Trump të enjten gjatë një aktiviteti në Shtëpinë e Bardhë.

Udhëheqësi republikan po kërkon të ketë ndikim në zgjedhjen e pasuesit të liderit suprem iranian Ali Khamenei, i cili u vra në një sulm në fillim të luftës.

Ai tha për CNN se nuk është kundër një udhëheqësi të ri fetar në vend.

“Nuk kam problem me liderët fetarë. Kam marrëdhënie me shumë liderë fetarë dhe ata janë fantastikë”, citohet të ketë thënë Trump.

Në të njëjtën intervistë, ai përmendi shembullin e Venezuelës, ku Shtetet e Bashkuara kapën udhëheqësin e vendit dhe tani po bashkëpunojnë me Delcy Rodriguez, ish-zëvendëspresidente.

“Do të funksionojë shumë lehtë (në Iran). Do të funksionojë siç funksionoi në Venezuelë. Ne kemi një lidere të mrekullueshme atje. Ajo po bën punë fantastike dhe do të funksionojë edhe këtu kështu”, i tha Trump CNN-it./REL

Posted Under:
Anash Bota
Tagged:
trump Vizion Plus

Nga e njëjta kategori

Gjiknuri mohon akuzat: Do them ç’marrëveshje ke bërë për të lejuar në Amerikë. Berisha: Dil bëj be që s’ke qenë në Aruba

më shumë...

Kuvend/ Tensione për protestën, deputetët e PD-së bllokojnë Foltoren

më shumë...

Berisha shkrin së qeshuri sallën e Kuvendit: Damian bëj be sa të duash, nuk të besojnë, s’kam faj unë

më shumë...

Apeli i GJKKO rrëzon ankimin e Ilir Metës, ish-Presidenti mbetet në qeli

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vodafone Banner Lemon Soda

Minute pas minute

11:15

Gjiknuri mohon akuzat: Do them ç’marrëveshje ke...

11:08

Kuvend/ Tensione për protestën, deputetët e PD-së...

10:59

Debat i ashpër në Kuvend! Balla-Berishës: Të...

10:54

Berisha shkrin së qeshuri sallën e Kuvendit:...

10:31

Apeli i GJKKO rrëzon ankimin e Ilir...

10:02

Goditet skema e tjetërsimit të pronave në...

9:49

Marrëveshja SHBA-Iran e nënshkruar nga Trump! Çfarë...

9:49

Video tronditëse në Odessa, pronari i restorantit...

9:32

Radhë të gjata dhe fluturime të humbura:...

9:24

Ekzekutimi i Kreshnik e Gentjana Mujecit në...

8:45

Trump dhe Pezeshkian nënshkruajnë marrëveshjen fillestare për...

8:26

“Kujdes me shpenzimet e panevojshme”, parashikimi i...

8:20

Temperatura deri në 32 gradë, parashikimi i...

10:47

Aksident pranë Syrit të Kaltër, dy persona...

10:36

Studimi: Lëngu i frutave ndihmon dietën, por...

10:32

Trump: Forcat ushtarake amerikane do të mbeten...

10:04

G7 mbyllet me fokus Ukrainën, Zelensky: Premtimet...

9:24

Mbyllet dita e 18-të e protestës, qytetarët...

9:06

Ish-kryeministri i Spanjës del para gjykatës, ja...

8:45

Çfarë përmban drafti i marrëveshjes SHBA-Iran?

Më të klikuarat

  • Kërcënohet deputetja Koçeku? Neomalësorja mesazh për Bajrajt...
  • Marjana Koçeku tha se është kërcënuar nga Bajrat, reagon avo...
  • “Pesë persona me maska dhe rroba si të RENEA-s”, flet 55-vje...
  • Aksident në Memaliaj, 45-vjeçari bie nga skela 13 metra e la...
  • “Kujdes me shpenzimet e panevojshme”, parashikim...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.