Trump i del në mbrojtje dhëndrit Xhared Kushner

Donald Trump i ka dale ne mbrojtje dhëndrit te tij Xhared Kushner, pas informacioneve se këshilltari u përpoq te ndërtonte nje linje sekrete komunikimi me Mosken. Ne nje deklarate te dhëne per Nju Jork Times, Trump theksoi se Kushner eshte duke bere nje pune te shkëlqyer.
Megjithatë, ai nuk adresoi direkt akuzat e ngritura ne drejtim te bashkëshortit te vajzës se tij Ivanka. Ne anen tjetër, presidenti Trump, sulmoi edhe njëherë mediat per lajmet e rreme, ndërsa vlerësoi se turi i tij i pare jashte vendit ishte nje sukses i madh.
“Edhe gjate kohes qe une nuk kam qene ketu, mediat kane vijuar me lajmet e rreme. Këta pseudogazetare janë armiku,” – ka theksuar kreu i Shtëpisë se Bardhe.
Presidenti dhe këshilltaret e tij përballen tani me hetimet e nisura nga disa institucione per te adresuar hipotezat per lidhje te stafit te tij te ngushte te fushatës me Rusinë.
Përveç kongresit dhe FBI-se, nje prokuror i posaçëm eshte caktuar per te hetuar ne lidhje me kete çështje. Me shume interes pritet edhe dëshmia qe do te jape ne kongres ish-drejtori i FBI-se Komei, i shkarkuar nga Trump. Ndërsa ish-këshilltari i tij per sigurinë Majkell Flin nuk ka pranuar te dëshmoje ne Kongres. tashme ne pyetje do te merret edhe vete dhëndri i Trump Xhared Kushner.




