E diel, 15 Nëntor 2026 Trazira në Parajsë deri në 05:45 Në vijim ora 05:45: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Trump: Gratë u paguan, paratë nuk ishin të fushatës elektorale

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se pagesat për dy grate i ka kryer vetë personalisht dhe nuk ishin para nga fushata e zgjedhjeve presidenciale e vitit 2016.

 

Në një intervistë televizive për Fox News,  ai ka mohuar përdorimin e financave të fushatës për të bërë pagesa për dy grate që dyshohet se kanë pasur marrëdhënie me presidentin amerikan. Intervista e plotë me Trump do të transmetohet të enjten por në një fragment të shkëputur kreu I shtëpisë së bardhë iu përgjigj pyetjes rreth ‘pagesave për të heshtur’ duke këmbëngulur se ato nuk ishin “një shkelje e fushatës”.

 

Reklamë

“Më vonë mësova për pagesat. Ka një ndryshim shumë të madh,  ato para nuk erdhën nga fushata, paratë u paguan prej meje dhe unë kam shkruar në twetter për këtë.”

Një ditë më parë  ish-avokati i tij, Michael Cohen, u shpall fajtor për shkelje të ligjit lidhur dhe me skandalin e pagimit të grave në këmbim të heshtjes..

 

Deklarata e trump vjen në kundërshtim me ato çka ish avokati I tij Cohen tha përpara gjykatës federale, se pagesat për dy gratë kishin qëllimin kryesor për të ndikuar në zgjedhjen e Trumpit dhe se ishte kandidati presidencial që e urdhëroi ta bënte këtë.

 

Ndërkohë Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Sarah Sanders gjatë një conference përpara gazetarëve, tha disa herë se presidenti nuk kishte bërë asgjë të gabuar dhe se kjo është një akuzë qesharake.

Vazhdo të lexosh

Reklamë