Ndërsa në SHBA ka nisur seanca e parë në senat për shkarkimin e presidentit Donald Trump, kreu I Shtëpisë së Bardhë ka reaguar nga Forumi Ekonomik Botëror që po mbahet në Davos.

Ai tha se procesi për shkarkimin e tij është I gjithi një rreng.

 

 

DONALD TRUMP


PRESIDENT I SHBA

 

“E gjithë kjo është një rreng që nuk ka për të na çuar askund. E vetmja gjë që kemi bërë është një punë e shkëlqyer. Ne kemi vendin më të fortë në botë deri tani, ekonominë më të madhe që kemi pasur ndonjëherë në historinë e vendit tonë. Dhe unë jam në Evropë sot sepse ne po punojmë për të sjellë shumë kompani të reja në vendin tone që do të hapin me mijëra vende pune. Pra, e gjitha kjo është një mashtrim total”

 

Trump I bëri këto komente gjatë takimit të parë me shefen e Komisionit Europian Ursula Von Der Leyen, për të cilën tha se edhe pse është një negociatore e ashpër, SHBA-të dhe Europa do të arrijnë një marrëveshje të madhe tregtare.

 

Ndërsa shefja e Komisionit të BE-së theksoi se SHBA-të dhe Europa do të punojnë për të thelluar edhe më tej bashëpunimin mes dy kontinenteve.

 

URSULA VON DER LEYEN

 

PRESIDENTE E KOMISIONIT EUROPIAN

 

“Është kënaqësi tju takoj për herë të parë këtu në Davos. Unë mendoj se ajo që nuk duhet të harrojmë kurrë është historia e gjatë dhe bashkëpunimi në biznes, miqësia, shmëbimi I të rinjve, shkenca, kultura për më shumë se 70 vjet. Populli amerikan dhe europian janë miq të mirë dhe kjo është ajo për të cilën do të punojmë. Mezi po pres të thellojmë këtë bashkëpunim”

 

Më herët gjatë ditës, Trump premtoi se SHBA-të do të jenë pjesë e iniciativës së forumit për të mbjellë një trilion pemë deri në vitin 2050, por tha se duhet ti shmangim profetët shumëvjecarë të dënimit dhe parashikimet e tyre për apokalipsin.

Forumi në Davos do të vijojë deri më 24 janar. Ndryshimet klimatike dhe ngrohja globale janë në krye të axhendës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *