Përpjekejet e SHBA dhe Kinës për të arritur një marrëveshje tregtare me qëllim shmangien e tarifave të vendosura kanë sjellë rritje këtë të Premte në tregjet e aksioneve aziatike.

 

Por edhe pse nuk ka një njoftim zyrtar, BBC raporton se të dyja vendet e kanë nënshkruar marrëveshjen dhe se ajo mund të njoftohet gjatë ditës së sotme.

 

Uashingtoni thuhet se ka pranuar të heqë disa tarifa, ndërsa Pekini do të rritë blerjet e mallrave të fermave në SHBA.

 

Trump cicëroi të Enjten në Twitter se SHBA dhe Kina ishin “shumë” afër një marrëveshjeje.

 

“Ata e dëshirojnë atë dhe ne kështu bëjmë ne!” ai shkroi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *