Presidenti Donald Trump ka dalë kundër këshillave të zyrtareve të mbrojtjes dhe ka falur dy ushtarakë amerikanë të akuzuar për krime lufte në Afganistan, përfshirë një që ishte dënuar dhe një që ishte në pritje të gjykimit.

 

Presidenti Trump i riktheu gjithashtu gradën një anëtari të ekipit SEAL i cili ishte ndëshkuar pasi pozoi me një viktimë në Irak.

 

Presidenti fali lejtnantin, Clint Lorance dhe majorin Matheë Golsteyn. Lorance i urdhëroi ushtarët e tij të hapnin zjarr ndaj tre burrave të paarmatosur dhe u shpall fajtor për vrasje të shkallës së dytë dhe pengim të drejtësisë; Majori Golsteyn ishte në pritje të gjyqit për vrasjen e dyshuar të një afgani të dyshuar për një sulm me auto-bombë në 2010. Gjyqi i Golsteynit ishte caktuar të fillonte vitin e ardhshëm.

 

Gjithashtu Trump gjithashtu i riktheu gradën e Shefit të Operatorit Special të Luftës, Edëard Gallagerit, i cili ishte ndëshkuar pasi kishte pozuar me një kufomë luftarake të armikut, por ishte liruar nga akuzat për vrasje me paramendim dhe përpjekje për vrasje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *